Edhe në Shqipëri javëve të fundit është shënuar një ngritje e theksuar e rasteve me Covid-19. Mirëpo, sa i përket rasteve të vdekjeve të pacientëve nga koronavirusi, Shqipëria qëndron më mirë se Kosova.
Derisa në Kosovë janë shënuar 798 viktima nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 605 viktima.
Ndërsa numri i të prekurve është përafërsisht i njëjtë, por që rastet aktive në Shqipëri janë më të shumta.
Kujtojmë që edhe me testime Shqipëria qëndron më mirë. Ka 35 mijë testime më shumë se Kosova.
Kosova momentalisht ka rreth 10 mijë raste aktive, kurse në Shqipëri janë 13 mijë e 429 raste aktive me Covid-19.
Këto janë statistikat me Covid-19 në Kosovë dhe Shqipëri.
Kosovë:
Testime totale 115.794
Raste pozitive 27,851
Raste të shëruara 16, 862
Raste aktive 10,191
Humbje jete 798
Shqipëri:
Testime totale 150,740
Raste pozitive 26,701
Raste të shëruara 12,667
Raste Aktive 13,429
Humbje jete 605.