Koronavirusi po përhapet me të madhe si në Shqipëri, njëjtë kështu edhe në Kosovë. Kjo pandemi e rrezikshme nuk po zgjedh as njerëz, as mosha e as profesione, shkruan Gazeta Mejdani.
Si për ironi, pas infektimit e COVID të klerikëve më të lartë të krishterë në Shqipëri, kreut të ortodoksëve Janullatos dhe të katolikëve George Frendo, radhën e ka patur një dijetar hoxhë musliman.
Fjala është për Myftiun e Shkodrës Muhamed Sytari, i cili është dërguar me urgjencë në Turqi për trajtim. Muftiu Muhamed Sytari konsiderohet ndër hoxhallarët më të respketuar në Shqipëri. Qasjet e tij ndaj jetës, ndaj problemeve sociale e sidomos ligjëratat e tij bëjnë bujë gjithandej në tokat shqiptare.
Kujtojmë se Janullatos u dërgua në Greqi e Frendo në Itali.
Për të parin vjen lajmi se është në përmisim, paçka moshës së thyer, ndërsa ende nuk ka info mbi të dytin.
Që të dy, si Janullatos e si Frendo, janë të ardhur njëri nga Greqia e tjetri nga Italia, për të udhëhequr grigjat e tyre respektive.
Ndërsa Myftiu Sytari, një tipik shkodran, është një ndër figurat klerikale muslimane me të njohura të pas-komunizmit. Siç shkruan portali Te Sheshi, ai është njëherësh i biri i Violeta Zefit, një këngëtareje të njohur e të shquar shkodrane.
Gjendja shëndetësore e Muftiut të Shkodrës edhe më tutje është e tensionuar./Gazeta Mejdani/