Shumë njerëz në Indi kanë filluar të përdorin një metodë tejet interesante kundër koronavirusit. Ata po argumentojnë se kjo metodë është efikase dhe e padiskutueshme, raporton Yenisafak, transmeton Gazeta Mejdani.
Një numër jo i vogël i indianëve i janë drejtuar lopës për shërim. Ata e konsiderojnë lopën për të shenjtë, qumshtin e saj ilaç për sy dhe për probleme kardiovaskulare, ndërsa çdo gjë që del prej saj, si bagla dhe urina, shërim fantastik edhe nga koronavirusi.
Hindusët kanë filluar të bëjnë edhe pishina të cilat po i mbushin me jashtëqitje të lopëve. Aty po hyjnë në ato pishina tri herë në ditë para buke. Bash si do receta të barnave që i shkruajnë mjekët gjithandej në botë.
Sipas tyre, kush lyhet me bagël e pastaj pastrohet me urinën e nënës lopë, siç e quajnë ata, ai njeri më kurrë nuk sëmuret. Sepse, thonë prijësit fetarë të hndusëve, njeriu në këtë rast bëhet i shenjtë sikur edhe bagla e lopës dhe urina e saj.
Për më tepër, në hyrje të këtyre pishinave ata kanë ngjitur pankarte ku shkruan: “Rrofsh sa malet nëna lopë”, “Pa ty skemi as të gjallë e as shërim”, ose, “Nëna lopë, ndihmoju edhe popujve tjerë, ani pse nuk po ta dinë as vlerën shëruese e as madhështinë që ke”.