Pas kërkesës së Turqisë në NATO filloi mbledhja e jashtëzakonshme për Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut ka filluar me temën për Idlibin në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm të NATO-s.
Në kuadrin e këtij takimi parashikohet që Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në NATO, Basat Öztürk, të zhvillojë një prezantim lidhur me zhvillimet e fundit dhe për informimin e aleatëve.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg, pas mbledhjes është njoftuar se do të bëjë deklarata për shtyp.
Stoltenberg, në orët e mëngjesit nga Twitteri njoftoi se mbledhja do të mbahet me kërkesë së Turqisë për funksionimin e nenit 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s.
– Neni 4 i NATO-s
Sipas nenit 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, çdo aleat mund të kërkojë konsultime me të gjithë aleatët e tjerë kur mendohet se integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është kërcënuar.
Turqia së fundmi kërkoi vendosjen në funksion të nenit 4 në vitin 2015 pas sulmit terrorist në rajonin Suruç nga organizata terroriste DEASH. Pas kësaj NATO pranoi masat e sigurisë të përshtatura për Turqinë kundër kërcënimeve me burim nga Siria.
Në këtë kuadër u parashikuan masa të tilla si patrullimin në rajon të avionëve vëzhgues dhe paralajmërimit të hershëm (AWACS), rritjen e elementëve ushtarakë në Mesdheun Lindor dhe forcimin e aktiviteteve zbuluese, vëzhguese dhe atyre inteligjente.