Titulli i kampionit të WBC është larguar nga duart e Deontay Wilder, pasi ky i fundit humbi meçin me Tyson Fury.
Fitorja e Fury erdhi pas një TKO, kur këndi i Wilder hodhi peshqirin në ring, për të dorëzuar meçin.
Pas kësaj, boksieri amerikan ka shprehur pakënaqësinë me vendimin e trajnerit të tij, por ky i fundit ka shpjeguar situatën duke bërë të ditur se nuk ishte asgjë në dorën e tij.
“Mark Breland (trajner i Wilder) hodhi peshqirin, nuk mendoj se duhet ta kishte bërë. Deontay nuk e dëshiroi këtë, ai është një goditës i frikshëm dhe ai gjithmonë ka një goditje për të dhënë, një goditje të madhe që kthen gjërat” ka thënë trajneri Jay Deas, transmeton lajmi.net.
“Deontay po bën mirë, ai do të kthehet edhe më mirë. Por, urime për Tyson dhe skuadrën e tij”.
“Jo gjithmonë kryetrajneri merr vendimet. Unë dëgjova Mark tek fliste për të hedhur peshqirin dhe i thash të mos e bënte. Meçi vazhdoi edhe pak dhe pastaj pash peshqirin në ring. Nuk kam parë Mark të flas për këtë, por do të flasim” ka shtuar ndër të tjerash kryetrajneri i Wilder.
Kujtojmë se pas ndeshjes Wilder është dërguar në spital. Ky fakt ndoshta justifikon vendimin për të dorëzuar meçin para kohe, pasi situata e amerikanit ishte e rëndë. /Gazeta Mejdani/