Legjenda e boksit, Mike Tyson ka zbuluar se ai është në përkrahje të plotë të Tyson Furyt për rimeçin e britanikut ndaj Deontay Wilderit, transmeton zeri.info
Fury dhe Wilder do të përballen më 22 shkurt në Las Vegas.
“Më pëlqejnë të dy si luftëtarë, ata të dy erdhën nga asgjëja dhe arritën të bëheshin kampionë në pesha të rënda, duhet të respektohet kjo, unë isha në pozicionin e tyre në një kohë”, është shprehur Tyson.
“Në meçin e parë unë po shpresoja për Tyson Furyn. Unë gjithmonë kam bërë pas tij sepse ai është emëruar sipas meje, kjo është gjë e natyrshme për t’u bërë, apo jo?”, ka thënë ai.
“Unë thjesht uroj më të mirën për Tyson Furyn. Unë jam një tifoz i Tysonit”, shtoi legjenda e boksit./Gazeta Mejdani/