Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me lajmin rreth dorëheqjes së tij.
Ai ka thënë se këto lajme janë vetëm spekulime dhe se nuk mendon të jap dorëheqje. Mbase, ai shprehet i gatshëm që do të jetë edhe për ty mandate radhazi kryetar iMitrovicës dhe se askush nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit të tij
Postimi i plotë:
Spekulimet e disa mediave të caktuara për kinse dorëheqjen time janë të pavërteta dhe tendencioze, më qëllim të pengimit të punës time në këtë situatë të re të krijuar pas formimit të Qeverisë, e cila do ta ketë prioritet Mitrovicën.
Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin.
Asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponzorizuar nga kundërshtarët politik, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit tim, ku të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer.
Po ashtu më duhet të potencoj se me ndryshimet e reja në nivel qendror, dinamika e punëve është rritur për ne, ashtu sikurse edhe mbështetja institucionale, prandaj kemi motiv që të punojmë edhe në orët e mbrëmjes.
AB