Një tërmet i fortë ka goditur sërish Turqinë këtë pasdite. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë i magnitudës 5.2 ballë, me një thellësi prej 7 kilometrash dhe me epiqendër në Kırkagaç, 97 kilometra nga Izmiri.
Lajmi bëhet i ditur nga Qendra Evropiane e Tërmeteve, ndërsa deri më tani nuk ka njoftim për të lënduar apo nëse ka pasur dëme materiale.
Turqia u trondit para pak javësh nga një tërmet 6.8 i shkallës rihter dhe ka pasur paralajmërime nga qeveria që mund të preket nga një tërmet akoma më i fortë.