Kurti e Konjufca kanë udhëtuar sot për në Mynih ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.
Për herë të parë, Kurti ka udhëtuar për herë të parë me aeroplan në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Bashkë me të ishte edhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.
E si për rastësi, në aeroplan ka qëlluar një person me emrin Hashim, si të presidentit të vendit me të cilin Kurti ka një armiqësi politike.
Është vetë personi me emrin Hashim Fazliu i cili e ka postuar fotografinë në Facebook me një përshkrim interesant.