Pas publikimit të vendimit të ashpër të UEFA-s, i cili përjashtoi Manchester Cityn për 2 vite nga aktivitetet evropiane të futbollit, mediat e huaja kanë nisur të aludojnë se pas këtij sezoni trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola nuk do të drejtojë më skuadrën angleze.
Fakti që City nuk do të ketë mundësinë të luftojë në frontin e futbollit europian për dy sezonet e ardhshme mund ta bindë lehtësisht teknikun katalanas që të pranojë largimin nga Anglia.
Në këtë mënyrë, Juventusi, por dhe PSG-ja pritet të intensifikojnë veprimet për të biseduar dhe joshur fituesin e 2 Ligave të Kampioneve për të marrë drejtimin e njërit prej tyre.
Juventusi tentoi gjatë gjithë vitit të kaluar të firmoste me ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munich, por Guardiola vendosi të vazhdonte punën e tij në “Etihad Stadium”.
Vera pritet të sjellë ndryshime të mëdha në skuadrën e Manchester Cityt duke marrë parasysh vendimin e sotëm të UEFA-s.