Pesë muaj më parë, UEFA njoftoi se ka dënuar Manchester Cityn me dy vite mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe një gjobë prej 30 milionë euro, pasi kanë shkelur rregullat e fair-play financiar.
Manchester City kishte apeluar këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Vetëm kjo gjykatë ka të drejtë të hedh poshtë vendimin e UEFA-s, dhe vendimi i CAS do të dihet të hënën në mëngjes.UEFA kishte gjetur se City kishte bërë shkelje serioze të rregullave financiare, në atë që njihet si loja e ndershme.
Manchester City këtë sezon në Premierligë duket se do ta përfundojë në vendin e dytë dhe vendimi i së hënës do të tregojë nëse do të jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.
Kujtojmë që Manchester City këtë edicion është pranë kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë të 1/16 ka mposhtur 2:1 Real Madridin në Bernabeu.
Nëse kalon Real Madridin, City do të luajë me fituesin e përballjes Juventus – Lyon