Majlinda Kelmendi ka bërë krenarë gjithë shqiptarët pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019 në Bjellorusi.
Xhudistja pejane ka arritur të triumfojë në Minsk 2019 dhe të stoliset me medaljen e artë.
Deri te arta, Majlinda erdhi pasi mposhti në finale xhudisten ruse, Natali Kuziutina në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Pas fitimit në finale erdhi edhe koha e ceremonisë së ndarjes së medaljeve.
Padyshim se krenari e madhe ishte kur në sfond dëgjohej himni dhe ngritja e flamurit të Kosovës mbi ata të Rusisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Jo vetëm për medaljen e artë, por edhe për atë se flamuri u ngrit lartë në një shtet si Bjellorusia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Discussion about this post