Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të Nexhmije Pagarushës, ka thënë se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kurse kombi ka humbur anëtaren më të dashur e më të çmuar.
Kreu i ekzekutivit thotë se ata që e kishin fatin ta njihnin për së afërmi e kishin kënaqësinë ta njihnin thjeshtësinë e saj.
“Ajo u bë gruaja e fshatit, larg qytetit ku jetonin njerëzit e arrit e të kulturës, në një kohe e një botë ku nuk të ofrohej mundësi. Por ajo bëhej gruaja nga fshati që sfidoj paragjykimet. Në amanetin e saj, Nexhmija kërkoi të varrosej në fshatin Pagarushë, afër babait të saj Veselit, për të treguar dashurinë për të”, tha Kurti.
Ai tha se Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë por mbi supet e një populli si ky.
“Nexhmija e la skenën por asnjëherë nuk e la këngën”, ka thënë Kurti.