Shefi i Diplomacisë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka pritur në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka deklaruar se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dyja vendeve.
“Jam nikoqir i një takim të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti.Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, do të sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, shkroi Borrell.