Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Ai ka thënë se nuk ka pasur fyerje në takim mes palëve, por “përgjigje të rrepta”.
“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. Ia ktheva kurrë. Shpërtheu”, u shpreh Vuçiq.
Kreu serb, po ashtu, bëri të ditur se janë dakorduar që dialogu në nivelin më të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut.