Një aksident i tmerrshëm i cili thuhet se ka ndodhur në Turqinë perëndimore u kap nga kamera të enjten, me pamjet që janë shpërndarë gjithandej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Afyonkarahisar, në provincën Afyon, kur një shofer kamioni injoroi dritat paralajmëruese dhe pengesat që sinjalizonin se një tren po afrohej.
Shoferi i kamionit, i cili është identifikuar si Ugur Cankaya, përplasi pengesën, duke u “ngjitur” në vijën hekurudhore vetëm pak çaste para se treni të kalonte.
Siç edhe mund të shihet, treni përplaset me kamionin, duke shkatërruar plotësisht automjetin.
Por siç duket, së paku deri më tani, fati ka qenë me shoferin e kamionit.
Cankaya, i cili shpërndanë bukë – edhe pse aksidenti duket shumë i rëndë – u lëndua në aksident dhe u evakuua në një spital lokal për trajtim.