Tuneli i cili gjendet në lagjen Dardania në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme, transmeton Gazeta Mejdani
Ky tunel përveç se nuk mirëmbahet siç duhet, tashmë në të janë vendosur edhe oxhaku i një lokali i cili është mbi tunel, gjë kjo që është në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.
Për ajrin e ndotur dhe gjendjen e tunelit, janë ankuar tash e sa kohë edhe banorët e lagjes Dardania, por për këtë nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga Komuna e Prishtinës, e cila është përgjegjëse për menaxhim dhe planifikim hapësinor. Sipas banorëve komuna është në dijeni për këtë temë por nuk ka reaguar deri tash.
Ndryshe profesori i cili njeh fushën e ndërtimit, Valon Syla në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se vendosja e oxhakut brenda tunelit rrezikon shëndetin e banorëve.
“Nuk është e lejuar të vendosen oxhaqet brenda tunelit, kjo është e ndaluar dhe paraqet rrezik për banorët, veturat e ndotin ajrin shumë në tunel dhe oxhaqet ende me shumë, për këtë duhet vepruar inspektorati i Komunës dhe duhet konfiskuar lejet”, tha Syla për Telegrafin.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka pritur nga e hëna një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, mirëpo këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë për të parë se cili ka qenë hapi i ndërmarrë nga kjo komunë për këtë rast.
astin, Telegrafi ka pritur nga e hëna një përgjigje nga Komuna e Prishtinës, mirëpo këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë për të parë se cili ka qenë hapi i ndërmarrë nga kjo komunë për këtë rast./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post