Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm politik në Kosovë që tash e një kohë ka dalë në mbështetje të kauzës së Katalunisë për tu pavarësuar nga Spanja.
Qëndrimi i VV-së ishte në kundërshtim të plotë të SHBA-së, BE-së dhe shteteve perëndimore, të cilat në vazhdimësi kanë promovuar ruajtjen territoriale të Spanjës.
Madje, zyrtarë të VV-së kohë më parë në zyrat e tyre kishin pritur përfaqësuesin e Katalunisë, Uriel Bertran.
Xhelal Sveçla, sekretar për marrëdhënie me jashtë i cili kishte takuar katalunasin, kishte thënë se parimi i vetëvendosjes është universal.
“Lëvizja Vetëvendosje mbështet të drejtën e një lëvizje qytetare që tenton në mënyrë demokratike të përfaqësojë vullnetin e popullit të tyre. Parimi i vetëvendosjes është parim universal. Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është e hapur dhe e gatshme për të takuar përfaqësuesit demokratikë të shteteve, rajoneve, qyteteve etj. për të ndarë opinionet dhe qëndrimet”, kishte thënë ai.
Borrell, i cili kishte shërbyer si ministër i jashtëm i Spanjës është një kundërshtarë shumë i ashpër i Katalunisë.
Ai pikërisht nesër do të bëjë përpjekje që të bind liderin e VV-së, Albin Kurtin, një përkrahës të Katalunisë që të bëjë koalicionin e LDK-në e Isa Mustafës.