Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një ka konfirmuar se aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Grenell ka konfirmuar se në punën e tij të deritanishme të konkretizuar edhe me dy marrëveshje, një për linjën ajrore dhe tjetra për hekurudhën Prishtinë-Beograd, nuk kanë qenë të përfshirë as Gjermania, as Franca e as Bashkimi Evropian.
“Të gjithë janë të mirëseardhur për të ndihmuar. Por ata nuk kanë qenë fare të përfshirë”, ka thënë për Express, ambasadori Richard Grenell.
Ndërkohë lidhur me punën e Richard Grenell dhe çështjen e bashkëpunimit, nuk kanë pranuar të flasin nga Qeveria e kancelares Angela Merkel.
Grenell ka qëndruar javën e kaluar në Kosovë dhe është takuar me zyrtarët më të lartë të shtetit.