Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se kur të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë, është e nevojshme “të mos përbuzet Rusia” në mënyrë që të ndërtohet një rrugëdalje përmes kanaleve diplomatike.
Në një deklaratë për shtyp, Macron, i pyetur nëse ekzistonte rrezik i përshkallëzimit të luftës Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ai tha se situata ishte alarmante dhe për këtë arsye ai nuk mund të numëronte numrin e bisedimeve që ka pasur me Presidentin rus Vladimir Putin që nga dhjetori i vitit 2021.
Presidenti Macron tha se këto bisedime u zhvilluan në transparencë dhe me kërkesë të presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.
“Ne nuk duhet ta përbuzim Rusinë në mënyrë që të mund të ndërtojmë një rrugëdalje përmes kanaleve diplomatike ditën që lufta të përfundojë”, tha Macron, i cili deklaroi se beson që Franca duhet të marrë rolin e ndërmjetësuesit.
“Mendoj se Putini bëri një gabim themelor dhe historik për popullin e tij, për veten dhe historinë, dhe unë ia thashë këtë”, tha Macron tha shtoi se Presidenti i Rusisë u izolua dhe e kishte të vështirë të dilte nga kjo situatë.
Duke iu referuar paketës s 6-të të sanksioneve të përgatitura nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, Macron theksoi se ata duan të rrisin mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Në pyetjen nëse do të shkonte në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, Macron tha se shkoi në rajon në shkurt për të parandaluar luftën dhe se nuk ishte kundër idesë për të shkuar në Kiev.