Vazhdojnë muhabetet rreth vijave të kuqe mes partive politike në vend. Edhe pse askush nuk mund të paragjykojë se çka do të vendonin në momentin e fundit, tani për tani partitë politike në Kosovë po bëjnë parapazare thuajse njëjtë sikur në të kaluarën, shkruan Gazeta Mejdani.
Kësht, sot Partia Socialdemokrate i është përgjigjur Ahmet Isufit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili ka thënë se AAK është e gatshme të lidhe koalicion me PSD-në.
Siç shkruan Telegrafi, zëdhënësja e PSD-së , Natyra Kuçi në një deklaratë dhënë këtij portali ka thënë se kjo partia e saj nuk ka vendosur vija të kuqe për asnjë subjekt, mirëpo ende nuk kanë diskutuar për koalicionet.
“Nuk kemi vendosur vija të kuqe, mirëpo nuk është thirrur këshilli për të diskutuar koalicionet e mundshme, andaj nuk mund të themi asgjë tani”, ka thënë ajo.
Ndryshe Isufi ka thënë se sjellja e PSD-së në raport me interesat e institucioneve dhe qytetarëve ka që të besojnë se AAK mund të bëjë koalicion me këtë parti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post