Secili lider i secilës parti po jep deklarata për koalicionet e mundshme parazgjedhore. Për këtë ka folur edhe Kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, Ramush Haradinaj, prveç të tjerash ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme nacionale që priten të mbahen në vend.
Ai për rtv21 ka thënë se parapëlqen një koalicion me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR, por jo me parti të mëdha.
“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, ka deklaruar Haradinaj.
Discussion about this post