Vetëm gjashtë orë pasi kumtoi lajmin në Facebook për takimin e tij me Isa Mustafën, Albin Kurti ‘korri’ afër 8 mijë pëlqime, 2 mijë komente dhe mbi 200 shpërndarje. Fuqi politike me shifra të Faceook, do të llogarisin simpatizantët e Albin Kurtit, shkruan Gazeta Mejdani.
Për ata që duan por edhe shpresojnë se do tu buzëqesh fati të jenë njerëzit e njerëzve në qeveri, lavdëruan dy liderët e tyre për takimin e sotshëm. Ndërsa ata që janë kundër tyre dhe nuk i duan në qeveri, filluan me sharje dhe ‘skamca’ se ja, liderët e partive që dikur nuk e donin njëri tjetrin, sot po bëhen bashkë nën një pullaz qeveritarë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Albin Kurti shkruan se: Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim“.
Ndërsa nga taborri i LDK-së lajmërohet lajmërohet Besian Mustafa, ky zëdhënës i LDK-së i cili tha se Uran Ismajli i PDK-së nuk ka nevojë të kapërdehet nga paniku. Sepse, siç ka shkruar ai, ky takim ishte takimi i qeverisë së shpresës. “Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna! Thjesht, po vjen Qeveria e shpresës”, shkruan Mustafa në Facebook.
Edhe Isa Mustafa nuk e la pa i dhënë përgjigje PDK-së, e cila, sipas tij, është shkaktarja kryesore e gjendjes së tanishme në Kosovë.
“Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paranë publike- ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën”, ka thënë Isa Mustafa.
Nga ana tjetër, edhe VV-ja nuk ndejti duarkryq sa i përket këtj takimi dhe frikës së PDK-së. Pa vonuar shumë Albulena Haxhiu shkroi: PDK-ja duke u fundosur dhe është duke i hedhë shqelmat e fundit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post