Komuna e Suharekës është e njohur në Kosovë me aktivitetet e saj të pandalshme. Bali Muharremaj është bërë fugurë shumë e dashur për qytetarët e kësaj komune, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, sot, për nder të Festës së Kurban Bajrami janë shpërnda sasi të mishin për 200 familjeve në nevojë. Këto familje kanë marrë nga 5kg mish kurbani.
Për nderë të festës së Kurban Bajramit, sot, 200 familje në nevojë u ndihmuan me nga 5 kg mish të freskët.
Komuna e Suharekës dhe Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Socialë”, në Suharekë, sot i kanë mbështetur këto familje, për t’a kaluar festën e Bajramit, sado pak me lehtësi.
Familjet që morën mishin, ishin falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme nga Komuna e Suharekës dhe nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe QPS.
Prezentë gjatë shpërndarjes ka qenë, drejtoresha e Shëndetësisë znj.Sale Bytyqi, e cila në emër të kryetarit Muharremaj, i ka uruar për festën e Bajramit dhe ka thënë se përkrahja për këto familje nuk do të mungojë asnjëherë.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e QPS-Suharekë dhe drejtori Sami Rrakaqi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post