Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim anëtarin e kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetarin e degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë:
I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj!