Pas dorëzimit të propozimit nga LV-ja, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit për media, Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim./Express/