Ndryshimet në skenën politike të Kosovës kanë rezultuar në kontekst të zhvillimeve të fundit në Kosovë. Prioritetet kyce te votuesit ishin: një ndjenjë që Kosova është në rënje të lirë politike dhe ekonomike, ndjenja që Serbia ka dominuar zhvillimet kryesore politike në Kosovë që nga viti 2014, ndjenja e izolimit dhe zbehjes së përspektivës evropiane për Kosovën dhe një besim mjaft i përhapur që Kosova dominohet nga një klikë permanente e prodhuar nga një simbiozë e neo-tribalizimit politik, shtëpive të mëdha biznesore dhe administratës (deep state). Influenca e saj jo-formale shpesh shërben edhe si ‘dhomë e lartë apo Senati i Kosovës’.
Shkruan: Armend Muja
Ndryshimet politike, koalicionet dhe reformat duhet aprovuar apo bllokuar pikërisht nga ky ‘Senat’ i Kosovës. Fillet e konfliktit ndërmjet rendit të vjetër dhe rendit të ri i gjen tek beteja fillestare Mustafa-Osmani në LDK, ndarja e VV-së, beteja e ‘kullerave’ me ‘komandantët e zonave’ në PDK apo edhe ne reforma te thjeshta sikur ajo e arsimit ne Kamenice.
(1) Klasa permanente sunduese në Kosovë ishte pajtuar për një ndryshim të menaxhuar përmes ardhjes së LDK-së në pushtet. E ballafaqur me poshtrimin patriotik dhe poshtrimin etik, klasa permanente sunduese duhet rezistuar sipas qasjes ‘një nga një’ (one at a time). Megjithatë, fitorja e Albin Kurti ishte e papritur. Kurti jo vetëm që do të sfidonte klasën përmanete sunduese përmes ‘keq-qeverisjes’ por do e bënte këtë edhe me një dozë të sforcuar të patriotizmit. Ketu fillon vuajtja nga sindromi i trishtimit nga Albin Kurti (Albin Kurti derangement syndrome). Rendi i vjetër kishte inicuar dy projekte ndërmjet 6 tetor -25 dhjetor – ‘kufizimit të Albin Kurti’ dhe ‘tokës së djegur’. Pas konstituimit të Kuvendit, e inkurajuar nga rezultatet dhe mospërvoja e VV-së, ka filluar projekti i zhbërjes së rezultatit zgjedhor (projekti i nulifikimit).
(2) Projekti i kufizimit të Albin Kurtit – janë një seri e hapave që ishin ndërmarrë për të kufizuar peshën dhe diskrecionin e Qeverisë potenciale ‘Kurti’. Fillimisht përmes reduktimit të numrit të deputetëve të VV-së në Kuvend nga 32 në 29. Përmes reduktimit të numrit të deputeve humbej shumica shqiptare dhe imponohej një varësi nga komunitetet në krijim të Qeverisë dhe efektiviht u bllokua zgjedhja e Presidentit pa votat e pozitës së mëhërshme PAN. Instikti i parë i klasës përmante sunduese ishte mbrojtja përmes ruajtjes së influencës në hallka të sigurisë. Kjo ngjet me tranzicionet politike në Amerikë Latine dhe Azi. Kontrolli efektiv mbi këto hallka kishte ardhur përmes nominimit të krerëve të rinj të Agjencisë së Inteligjencës dhe kufizimit të rolit të Albin Kurti në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Së fundmi, përmes pozitës së Presidenit do të ruhen orvatjet për ndryshime thelbësore në sistemin e drejtësië.
(3) Projekti i ‘tokës së djegur’ – njëkohësisht me përpjekjet për kufizim të Albin Kurti, fillon qasja e tokës së djegur – në rast se vjen kundërshtari në krye të Qeverisë ateherë entuziazmi popullor me ‘fluskën Albin Kurti’ do të zbehet përmes instigimit të problemeve sociale duke përfshirë grevat, humbjen e benefiteve përmes Ligjit të Pagave të sektorit publik etj. Përmes Avokatit të Popullit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ishte pezulluar Ligji që në thelb ul rrogat e krerëve në ndërrmarrjet publike. Entuziastëve të ndryshimit në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe policisë si përfituesit më të mëdhenj të Ligjit të ri për paga, ju ishte dhënë një mesazh. Qeveria në ardhje do të konsumohej nga problmet e natyrës sociale.
(4) Projekti i nulifikimit të rezultatit zgjedhor – shqyrtimi fillestar i zhbërjes së rezultatit të zgjedhjeve kishte filluar përmes prezentimit të opcioneve tjera të krijimit të Qeverisë. Në parim pretendohej se LDK apo PDK do të kishin shanse të provonin të krijonin Qeverinë përmes diskrecionit të Presidentit. Natyrisht, këto opcione janë diskutuar përmes parafrazimeve të zakonshme ‘ Grenelli dhe SHBA pe kërkojnë’, ‘Albin Kurti i frikësohet qeverisjes’, ‘po rrezikohet orientimi pro-perëndimor dhe përspektiva euro-atlantike e Kosovës’ etj. Diskutohet se materializimi fillestar kishte filluar përmes një takimi të krahut tradicional të LDK-së me Ambasadorin Amerikan në Gjermani dhe përmes përpjekjeve për të konsumuar mandatimin e parë dhe të detyrueshëm kushtetues – fituesin relativ të zgjedhjeve. Njëkohësisht do zbutej opinioni publik përmes sulmeve artilerike mediatike ndaj Albin Kurti ‘ishte në lidhje dashurie me X dhe Y’, ‘po i frikësohet ndaj vendimeve të mëdha’ etj.
(5) Në fazën e fundit duhet bindur krahu reformist në LDK-së mbi vështirësitë e të qeverisurit me Albin Kurtin. Krahu reformist ka mbetur i heshtur nën narracionin e paqëndrueshëm se afërsia me VV-në i ka kushtuar me humbje – ‘rrëshqitje të votës’. Ndërkohë, shpresa për një dominim më të theksuar të krahut reformist në PDK ishte shuar përmes nominimeve në Kryesinë e re. Njëkohësisht, klasa permanente sunduese përllogarit se rritja e pakontrolluar e VV-së paraqet rrezik serioz për zgjedhjet lokale posacerisht në komunat e mëdha urbane si Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Prizren, Pejë e Gjakovë. Në thelb, shanset e vetme për të fituar zgjedhjet lokale janë përmes koalicioneve ndërmjet partive të rendit të vjetër.
(6) Mjerisht në kuadër të partive politike, pa përjashtim, nuk është kuptuar drejtë mesazhi i votuesve. Ndryshimet demografike në Kosovë kanë imponuar ndryshim në trupin elektoral të të gjitha partive. Betaja kryësore në këto zgedhje është ndërmjet rendit të vjetër (deep state) dhe rendit të ri. Kjo betjë manifestohet edhe përmes luftës së brezave brenda partive apo ndërmjet partive. Parandalimi i një Qeverie Kurti nënkupton edhe humbje për brezat e ri në partitë tjera politike. Zatën shumica e tyre në LDK apo PDK kanë ardhur duke referencuar ‘rrezikun Kurti’. Nulifikimi i rezultatit zgjedhor nënkupton edhe krijimin e një precedenti të ri dhe të rrezikshëm në sistemin politik të Kosovës.
(7) Mbase edhe mund të ngjet që rendi i vjetër e fiton këtë betejë përmes prolongimit apo përpjekes së hapjes së birave anësore të presionit social (migrimit në Gjermani). Ajo cfarë nuk po kuptohet është që kjo lëvizje e gjeneratave të reja është këtu për të qëndruar. Mund te behen kombinime tjera jolegjitime por nuk do te kete paqe shoqerore. Nese duhet te propozoni menyra per te rivalizuar Z.Kurti atehere filloni se pari te rehabilitoni figurat reformiste ne partite ekzistuese dhe kopjoni etiken dhe kauzat e tij.