Ambasadorja e vendit të Ahtisarit që është e akredituar në Kosovë, Pia Stjernvall ka shkuar sot në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Vizita e Sjernvall në LVV vjen në kohët kur bashkësia ndërkombëtare po mundohet ta shtyejnë partinë e Kurtit që të bëjë koalicion me LDK-në.
Pas më shumë se 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, negociatat intensive ndërmjet LVV-së dhe LDK-së ende nuk kanë arritur ta sjellin marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Derisa të dy partitë i kanë publikuar ofertat e fundit për njëra-tjetrën, pritet edhe një takim, me gjasë përfundimtar në përpjekje për t’u marrë vesh.