Qentë endacak janë kudo nëpër Prishtinë dhe së bashku me prezencën e tyre është edhe frika tek qytetarë të shumtë.
Mungesa e strehimit është një problem serioz sidomos gjatë sezonit të dimrit, të cilët shpesh herë cenojnë edhe sigurinë e personave.
Një sinjalizues ka dërguar një video ku shihen dhjetëra qenë endacak të cilët ulërijnë në qendër të Prishtinës, afër këmbëve të qytetarëve të Prishtinë.
Nuk janë të pakta rastet kur qentë endacak kanë sulmuar qytetarët sidomos gjatë sezonit të dimrit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 në Prishtinë është iniciuar një rast sulmi nga qentë endacakë dhe janë evidentuar katër raste të tjera të cilat nuk janë iniciuar. Kurse, në vitin 2019 në kryeqytet janë iniciuar dy raste dhe janë evidentuar pesë raste.
Zëdhënësi i AVU-së i Lamir Thaçit, kohë më parë kishe thënë për Gazetën Sinjali se qentë mund të bartin dhe të përhapin sëmundje të ndryshme në vend dhe për këtë arsyeje, AUV ka marrë përsipër trajtimin e tyre.
“Qentë sigurisht konsiderohen si bartës të sëmundjeve të ndryshme, ku përveç rrezikut fizik qe ato shfaqin mund të paraqesin edhe rrezik të përhapjes se sëmundjeve të ndryshme. Për ketë arsye shteti gjegjësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marr si obligim trajtimin e kësaj problematike për ta ruajtur shëndetin publik. Të gjithë qentë të cilët trajtohen, vaksinohen kundër sëmundjeve ku përfshihet edhe tërbimit, marrin të gjitha shërbimet mjekësore të nevojshme për ruajtje të shëndetit të vet kafshës”, ka thënë Lamir Thaçi.