Kryetari i VV-së, Albin Kurti nuk do të paraqitet sot në takimin e ftuar nga Thaçi për mandatimin për formimin e Qeverisë së re.
Kjo për shkakun se siç ka njoftuar VV, Kurti ndodhet jashtë Prishtinës, dhe e ka të pamundur takimin me presidentin, shkruan lajmi.net.
Aty thuhet se presidenti do të njoftohet në ditët në vazhdim për orën dhe datën e mundshme të takimit.
“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë thënë për lajmi.net nga zyra për informim e VV-së.
Ndryshe, takimi ishte ftuar për ora 13:30 nga presidenti Thaçi, ani pse VV dhe LDK nuk kanë arritur akoma marrëveshje, mirëpo gjithçka ka ndodhur në suaza të afateve ligjore.
Discussion about this post