Gjatë të ditës së nesërme, pritet të bëhet dekretimi i kreut të ri të qeverisë, i cili me votat e tij tashmë ka marrë besimin për ta udhëhequr ekzekutivin.
Burime të IndeksOnline, mësojnë se nesër lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të ftohet nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për t’u dekretuar si mandatar i ri i Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se sot është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me 110 deputetë në krye me kryeparlamentarin e ri, Glauk Konjufcën dhe tre nënkryetarët, Memli Krasnqi, Arbërie Nagavci dhe Kujtim Shala.
Discussion about this post