Pas shumë përpjekjesh, Komuna e Prishtinës po mëton të organizojë parkingjet në kryeqytet. Kjo nismë po synohet të behët nga fillimi i vitit të ardhshëm, ku secili vendparking që është në rrugë publike do të bëhet me pagesë.
Pas shumë premtimesh, problemit më të madh që ka kryeqyteti, parkingjet, drejtuesit e Komuëns së Prishtinës po pretendojnë t’i japin një zgjidhje të kënaqshme në vitin 2020.
Ekzekutivi i komunës ka përgatitur një çmimore për të gjitha parkingjet në kryeqytet.
Kjo çmimore, të cilën e posedon lajmi.net, do të shkojë për miratim në Kuvendin komunal pas pak ditëve.
Sipas këtij dokumenti, maksimumi që mund të parkohet vetura është dy orë. Për rezidentët e lagjes do të ketë mujore dhe mund të parkohet vetura pa afat.
“Propozimin e çmimit për shfrytëzim të vendparkimit, si dhe kohëzgjatjen e atij shfrytëzimi, duhet ta përmbledhim për periudhën kohore gjatë ditës. Për këtë arsye, propozohet periudha kohore në të cilën është vendosur regjimi i propozuar i shfrytëzimit gjatë ditës. Prandaj, për 2, respektivisht 3 orët e para të parkingut do të paguhej çmimi i biletës orëshe, ndërsa vazhdimi i parkimit do të ishte karakterizuar si parkim gjatë gjithë ditës, dhe në këtë rast do të shitej bileta ditore e parkimit”, thuhet në këtë dokument të komunës, shkruan lajmi.net.
Po sipas, çmimores e cila ende nuk ka hyrë në fuqi, në zonën e parë, kah qendra, maksimumi i parkingut do të lejohet 2 orë, që do të kushtojë dy euro. Nëse vetura parkohet mbi 2 orë, atëherë parkingu do të llogaritet ditor e që do të kushtojë 7.50 euro, përveç parkingjeve ku janë të organizuar për banorët.
Discussion about this post