Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nuk është urim për arritjen e ndonjë koalicioni, por për nder të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Komunikata e plotë:
Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën.
Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm.
Urime ditën e themelimit!
Discussion about this post