Një baba ka mbetur i tmerruar kur pa fytyrën e fëmijës së tij në makinën larëse, duke u rrotulluar.
Doli se në të vërtetë brenda makinës ishte vetëm një bluzë e tij, të cilën e kishte larë gruaja e tij.
Babai ka postuar fotografinë duke shkruar: ”Nëse ndonjëherë do lani këmishën tuaj e cila ka një foto të fëmijës, atëherë vendosni një shënim paralajmërues mbi të.”
Fotografia ka tërhequr një varg reagimesh.
Ajo u bë virale duke marrë mbi 100 mijë shikime në shtatë ditë.
Por jo të gjithë e cilësuan si diçka qesharake, pasi thanë se ajo dukej diçka e frikshme dhe do ndiheshin të tmerruar nëse do shihnin këtë ndonjëherë në jetën e tyre.
Discussion about this post