Në shtëpinë e njohur të ankandit, RM Sotheby’s, do të dalë për shitje Wrangleri unik i Jeepit i cili duket sikur është i gatshëm për apokalips.
Ata që duan ta blejnë këtë model unik të Jeepit, duhet të lënë anash 40,000 deri në 50,000 dollarë, aq sa vlerëson RM Sotheby’s se ky model do ta arrijë shumën e shitjes.
Kjo shtëpi ankandi nuk ka zbuluar se cila kompani e ka modifikuara këtë Wrangler, i cili ka motor 3.6-litër V6 dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me mbrojtësin e përparmë “Rock-Slide Engineering” me litarin për tërheqje dhe mbështjellësin special për motor.
Gjithashtu, ky Wrangler vjen edhe me amortizatorët “Fox”, rrotat 22-inçësh “Fuel Asault” të cilët e bëjnë këtë model unik më të lartë. Edhe në anën e pasme ka mbrojtësin special si dhe rrotën rezervë dhe disa drita.
Sa i përket enterierit, ai ka ulëset që ta kujtojnë Ferrarin, përforcuesin e zërimit “Rockford Fosgate” si dhe altoparlantët “Alpine”.
Discussion about this post