Makina e re më e shtrenjtë në botë është zbuluar sot nga Rolls-Royce.
Grand Tourer i konvertueshëm i Boat Tail prej 20 milion £ është i pari i një treshe ekskluzive limuzinash shumë të personalizuara.
Ai është porositur posaçërisht nga një çift i pasur me një dashuri të madhe ndaj shampanjës së ftohtë.
Në kuvertën e pasme të automjetit është i vendosur një set për të darkuar, tavolina rrotulluese për kokteje me karrige të përshtatshme.
Prodhuesit britanik të makinave i janë dashur katër vjet për të hartuar dhe prodhuar në bashkëpunim me klientët të cilët dëshironin një makinë unike.
Kjo makinë ka një çmim prej 20 milion £. Është gjithashtu dyfishi i kostos së dy makinave të mëparshme të reja më të shtrenjta në botë. Arsyeja për shpenzimet e mëdha është se makina është projektuar me kosto të larta përbërëse.
Ajo është tepër luksoze, aq sa mund të përdoret edhe për piknik, duke shijuar çdo moment të kohës.