“U duken sikur të kishin rënë të vdekur nga qielli”- tha një dëshmitar.
Pothuajse, 300 zogj janë gjetur të vdekur në një rrugë në North Wales, edhe pse ishin parë duke fluturuar një orë para se të ngordhnin.
Hannah Steves, nga fshati ku kishte ndodhur ngjarja, tha se ishte duke u kthyer në shtëpi të martën kur ajo ka parë një gjë misterioze, qindra zogj të ngordhur në rrugë, raporton “The Indepedent”.
Sipas raportimeve të medieve, zogjtë ishin parë të fluturonin në atë vend një orë para se ata të gjendeshin në rrugë të pajetë.
Një orë më vonë, zogjtë kanë rënë të vdekur nga qielli. Një grua tjetër tha se zogjtë fluturojnë gjithmonë në atë vend dhe një ditë i kam numëruar deri në 150 por më vonë kam ndaluar sepse kishte shumë.
Ndërsa ekipi i krimit në këtë vend ka numëruar zogjtë të cilët ishin në tokë. Mirëpo, ende nuk kanë arritur të gjejnë shkaktarin që ka shkaktuar këtë gjendje të zogjve në vetëm më pak se një orë.
Discussion about this post