Pas pezullimit që i bëri Gjykata Kushtetuese Ligjit të ri për Pagat në sektorin publik. gjithandej nëpër Kosovë kanë filluar reagime të ndryshme, shkruan Gazeta Mejdani.
Nëdr të parët që ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, është pikërisht Uran Ismaili Ministër i Shëndetësisë i deritanishëm.
Ai ka thënë se vendimi i sotëm i GjykatësKushtetuese për të pezulluar implementimin e Ligjit të paga, është zhgënjyes dhe frustrues.
Sipas Ministrit Ismaili, rreth këtij ligji ishte punuar për dy vite rresht, me bindjen dhe besimin se do të përmirësohen kushtet e punës për profesionistët e ndryshëm në sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, thotë Ministri Ismaili, ky vendim i Gjykatës mund të ndikojë në ikjen e punëtorëve shëndetësorë jashtë vendit.
Postimi i plotë i Uran Ismailit:
Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtutese për të pezulluar implementimin e Ligjit për Paga deri me 30 mars të vitit 2020 është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues. Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese. Për dy vite pandërprerë kemi punuar që të përmirësojmë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë. Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim.
Discussion about this post