Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka finalizuar kontratën e radhës për këtë fundvit.
Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka dhënë tenderin për Pilotimin e projektit “Pikat ushqyese për qenët endacak”, shkruan Indeksonline.
Fillimisht, vlera e kontratës ka qenë e parashikuar për 12.500,00 euro.
Ndërkohë që tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik AL – TEC ” SH.P.K. për shumen prej 12.462,50.
Në kontraten e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 12.462,50./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post