Të premten që shkoi, pronari i një butiku vërejti diçka të pazakonshme në lokalin e tij, dhe për këtë ai hodhi sytë tek kamerat.
Dyshimi që kishte ndaj lëvizjeve të dyshimta të një gruaje, doli të jetë i bazuar pasi në kamera shihet se ajo vodhi në lokalin e tij.
Reporteri.net ka siguruar videon e momentit të vjedhjes, të cilin e ka censuruar për të ruajtur identitetin e të dyshuarës.
Pronari i dyqanit nuk është shprehur i mërzitur për vlerën e vjedhjes, pasi thotë se jakna që gruaja futi nënsqetulla kushtonte vetëm 50 euro, mirëpo atë thotë se e pengonte gjesti.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që kamerat e sigurisë kanë kapur persona teksa vjedhin nëpër butiqet e Prishtinës.
Discussion about this post