Të gjithë e dimë që spitalet janë zakonisht të mbushura me pacientë, kështu shpesh kemi problem të gjejmë ndonjë vend të lirë, e në një problem të tillë kishte hasur një grua shtatzënë nga Kina.
Pasi që askush nuk dëshironte të ngritej në këmbë dhe ta ndihmojë këtë shtatzënë, bashkëshorti i saj mendoi një ide brilante – të ulet në tokë dhe në vend të karriges të shërbej si ulëse në të cilën gruaja do të mund të “ulej” për të pushuar.
Për ironi në ato momente shumë djem e vajza të reja as që po e merrnin mund që t’ia lëshojnë karrigen, madje po qëndronin të ulur duke dërguar miqve mesazhe me telefona të mençur.
Mediat botërore raportojnë se videoja është filmuar në Hegang në verilindje të Kinës, kurse videoja është publikuar në internet nga policia kineze.
Ata kanë kritikuar ashpër bashkëqytetarët që plotësisht injoruan shtatzënën, të cilën asnjëri prej të pranishmëve në korridorin e spitalit nuk ia lëshoi karrigen.
E veprimi i burrit është duartrokitur nga të gjithë që në mungesë të karriges, ofroi trupin e tij në të cilin ajo u ul për të pushuar pasi kishte dhimbje të mëdha. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post