Në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjilanit ka ndërruar jetë një foshnje e porsalindur. Për këtë rast, doktori i cili asistoi në këtë lindje u arrestua nga Policia e Kosovës.
Ku më pas, Prokuroria Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë për mjekun V.Th., me dyshimin se i njëjti e ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.Th.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH., në atë mënyrë që me rastin e lindjes së saj, duke përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Familjarët e viktimës, kanë reaguar pas vdekjes së foshnjës, duke treguar si ka ndodhur rasti.
Po ashtu, kanë treguar se doktori V.Th., e ka përcjellë shtatzëninë e viktimës për 9 muaj.
Postimi i plotë:
Sot gjatë intervenimit në sallën e lindjes gruaja e vëllait e humbi beben dhe fajtor 100 % është Doktor Vaxhid Thaqi.
Rasti është lajmëruar edhe në Polici.
Dhe shpresojmë që Policia do të dalë me raport ashtu si ndodhi vdekja.
Sepse ky mjek e ka përcjellë gjendjen çdo muaj, deri në muajin e 9të.
Si është e mundur të neglizhohet puna në fund, që mos të intervenohet edhe të shpëtohet bebja.
Sot prej orës 12:00 është shtyrë intervenimi deri ora 19:00, jo është ky mjek, jo mungon ai mjek.
Edhe çdo here shikimin nga xhepat, kur po i fut duart në xhepa e të ju japësh lekë.
Nëse është faji i tij, Allahu ua ktheftë në fëmijët e vet . Edhe ishalla është vdekja e fundit, sepse kohet e fundit po ka shumë, nëna të cilat humbin foshnjën nga pakujdesia e mjekeve.