Një gazetarja izraelite pretendon se i është deformuar fotoja me qëllim, ndërsa, disa të tjerë e interpretuan këtë si një anti-semitizëm i hapur në Suedi. Por, mund të ketë qenë në pyetje edhe ndonjë printer i keq, raporton Gazeta Mejdani.
Gazetarja Annika Hernroth-Rothstein ka akuzuar policinë suedeze për zgjerimin dhe rritjen e hundës së saj në kartën e identitetit. E gjithë kjo, sipas saj, është bërë për përhapjen e anti-semitizmit, pikërisht për shkak të “emrit të saj çifut”. Ky pretendim i gazetares ka shkaktuar reagime të mëdha.
“Shkova ta marrë letërnjoftimin e ri me gjithë pasaportën në stacionin policor në Suedi. Me vete kisha dokumentacionin përkatës si gazetare e një gazete izraelite. Të gjitha dokumentet flisnin se unë isha me prejardhje çifute. Plus kësaj, edhe dy emrat e mi si, Magen dhe David, tregonin prejardhjen time çifute. Kur e mora letërnjoftimin, e pashë se ma kishin rritë e zgjeruar hundën për së tepërmi, siç shihet edhe në fotot më poshtë.
Në postimin e saj në Tweeter, vërtetë duket se hunda e gazetares izraelite është shumë më e madhe dhe e varur mbi buzën e epërme. Kështu ajo nuk duket në foton e saj të postuar në krye të shkrimit./GazetaMejdani/
Discussion about this post