Presidenti Erdogan tha se 500 banesat e premtuara nga Turqia për të pastrehët e tërmetit në Shqipëri, do jenë gati brenda një kohë maksimalisht të shkurtër.
“Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra speciale për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, tha Erdogan, cituar nga TCH, që e intervistoi në kuadër të konferencës së donatorëve në Stamboll.
“Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do t’u tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku”, theksoi Erdogan.
Siç është përcaktuar tashmë, të 500 godinat do ndërtohen në zonën e Laçit.
Discussion about this post