Vedat Muriqi po përjeton formën jetësore me Fenerbahçen duke realizuar në çdo përballje dhe duke qenë lojtari kyç i klubit turk.
Reprezentuesi kosovar është në formë tejet të lartë dhe po lë në hije edhe supersulmuesit botëror.
“Luani” i Kosovës në një intervistë për mediat turke tregoi emocionet që po përjeton në stadiumin e Fenerbahçes.
“Nuk mendoj se do ta përjetoj këtë entuziazëm në një stadium tjetër. Unë harroj dhimbjet e mia kur shkoj në fushë me këtë entuziazëm, nuk mund të mendoj për to” – u shpreh Muriqi.
Discussion about this post