Janë thelluar edhe më shumë mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zyrtarë të këtyre dy partive po sulmojnë njëri tjetrin në kohën kur marrëveshja qeverisëse është dashtë të nënshkruhej.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri mbrëmë tha çartë dhe shkurt, ose do ta marrin pozitën e Presidentit ose do të qëndrojnë në opozitë.
Ndërsa nga ana tjetër, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se posti i presidentit nuk duhet të futet në bisedime.
Mosmarrëveshje mes këtyre dy partive ka edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përzgjedhur MPB-në ndërsa sot në një intervistë për shtypin ditor, anëtari i VV-së, kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se më parë shkojnë në zgjedhje se sa do ta lëshojnë MPB-në.
Takimet e paralajmëruara për këtë javë mes Albin Kurtit e Isa Mustafës janë shtyrë për afat të pacaktuar.
Nëse partitë qëndrojnë në këto pozicione, duke mos lëshuar pe, atëherë një gjë është e sigurt që nuk pritet të këtë qeveri në afat të shkurt./Indeksonline/
Discussion about this post