Rron Gjinovci nga organizata ORCA, ka thënë se rezultatet e fundit të testit PISA janë shqetësuese sidomos për kategorinë e leximit.
“Nuk mund të kuptosh matematikë dhe shkencë pa e ditur leximin. Edhe shkenca edhe matematika janë absolutisht të lidhura me gjuhën. Është teori që dihet”.
“Ne duhet ta kemi parasysh që 90 përqind e mësimdhënësve janë të dobët. Angazhimi i mësimdhënësve, i sindikatës, ka qenë të rriten pagat. I kemi pagat më të mëdha për mësimdhënësit, jemi më të dobëtit në PISA”, ka thënë Gjinovci, njofton Klan Kosova.
“Duhet marrë masa ndaj mësimdhënësve menjëherë. SBASHK shkruan me gabime gjuhësore, njerëzit që nuk dinë të shkruajnë japin mësim, e po themi se nxënësit s’po dinë lexim. 206 profesor në UP nuk e kanë asnjë publikim shkencor”.
Discussion about this post