Fëmijët nuk janë të thyeshëm, por disa simptoma shkaktojnë panik të vërtetë tek prindërit. Mbërritët në shtëpi me fëmijën tuaj dhe reagimi juaj i parë është: NDIHMË! MOS JAM DUKE E LËNDUAR? Ngadalë.
Fëmijët janë vërtetë të ndjeshëm, por është shumë e vështirë që të ndodhë të marrin ndonjë infeksion fatal nëse kanë thithur gishtin e tyre jo të pastër. Ju njohim me 11-të problemet ‘më të mëdha’ të foshnjave, shkruan Sistina Baby transmeton Gazeta Mejdani.
Ftohja e zakonshme. Jo gjithmonë është e thjeshtë dhe jo gjithmonë duhet neglizhuar. Në dy vitet e para, numri më i madh i fëmijëve do të kalojnë disa ftohje, me tështitje, me kullim të hundës, me humbje të oreksit, kollitje ose dhimbje fyti. Shumica e tyre nuk janë për tu shqetësuar, por tek fëmijët më të vegjël se 6 muaj, ftohjet shumë lehtë kalojnë në bronkiolit, kollitje e cila ngjan me lehjen, ose pneumoni. Prandaj, nëse fëmija është nuk është i qetë, ka temperaturë, e mundon kolla, nuk ka oreks, ka vështirësi apo përshpejtim të frymëmarrjes, ndoshta ftohja është zhvilluar në diçka më serioze. Lajmëroni pediatrin.
Zhurmë (fishkëllimë) në kraharor. Jo çdo zhurmë në kraharor do të thotë astmë. Tek foshnjat, zhurma në kraharor e shoqëruar me frymëmarrje të shpejtë, shpesh është një simptomë e bronkiolitit, infeksion i cili çon në inflamacion të rrugëve të vogla të frymëmarrjes së mushkërive. Zakonisht bëhet fjalë për infeksion viral. Në rastet më të rënda, kur frymëmarrja e fëmijës është rënduar në mënyrë të theksuar, arrin deri në shfaqjen e cianozës, me nxirje rreth buzëve dhe në majat e gishtërinjëve, ku trajtimi mjekësor është i domosdoshëm.
Inflamacion i veshit të mesëm është një gjendje që ndodh mesatarisht një herë tek 2/3 e fëmijëve nën moshën 2 vjeçare. Nëse nuk kurohet mund të çojë në reduktimin apo humbjen e plotë të dëgjimit. Lajmëroni pediatrin.
Temperatura e lartë i mundon fëmijët dhe i shqetëson prindërit. Megjithatë, kjo është një shenjë që tregon se organizmi ka filluar të përballet me këtë kërcënim, dhe se është aktivizuar sistemi imunitar në organizmine fëmijës, prandaj mos shpejtoni me dhënien e ilaçeve kur shfaqet rritja e temperaturës. Duhet të kushtohet vëmendje më e madhe kur bëhet fjalë për rritjen e temperaturës tek fëmija i porsalindur, duke patur parasyshë sistemin imunitar të pazhvilluar dhe prirjen e madhe ndaj infeksioneve.
Nëse temperatura e tyre është 38˚C, ka nevojë për kujdes mjekësor. Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël temperatura më e lartë se 38.5 ˚ e cila zgjat për 2-3 ditë , gjithashtu është një arsye për të vizituar pediatrin.
Të vjellat. Arsyeja më e zakonshme përsa i përket të vjellave tek fëmijët, është infeksioni viral i zorrëve. Por, të vjellat mund të jenë një shenjë e sëmundjeve të rënda të tilla si pneumonia, meningjiti ose inflamacion i apandesitit. Shenjat shqetësuese janë: të vjella të shoqëruara me dhimbje koke të cilat zgjasin më shumë se 24 orë ose dhimbje barku. Shumica e episodeve të të vjellave do të ndërpriten vetë, por në disa raste fëmijës duhet ti jepen lëngje në mënyrë për të parandaluar dehidratimin.
Dehidratimi karakterizohet me lëkurë të thatë, me tharje apo plasaritje të buzëve, lodhje dhe shqetësim. Në raste të tilla, fëmijëve duhet t’ju jepet zgjidhje për rihidratim, të cilat përmbajnë sasi të balancuara të kripës, sheqerit dhe mineraleve. Për të patur më tepër sukses, lëngjet duhet të jepen gradualisht në mënyrë që të shmanget shkaktimi i të vjellave të herë pas hershme për shkak të mbingarkimit të stomakut. Dehidratimi është një gjendje e rrezikshme, sepse kur është në një nivel të rritur mund të shkaktojë mosfunksionimin e veshkave, shok, madje edhe vdekjen. Përsa i përket rasteve të rënda të dehidratimit, pacientët duhet të shtrohen në spital për rihidratim intravenoz.
Diarrea është simptomi më i zakonshëm gjatë infeksionit viral të zorrëve, tek fëmijët. Zakonisht ndalon vetë pas disa ditësh. Nëse është më e theksuar apo e shoqëruar me të vjella, mund të çojë deri në dehidratim. Në raste të tilla, është i nevoshëm rihidratimi i organizmit të fëmijës. Në rastet kur diarrea zgjat më shumë se 2-3 ditë, është mirë që të kontaktoni mjekun pediatër.
Dermatiti është shpesh i pranishëm tek foshnjat, veçanërisht në pjesën e pelenës. Arsyeja është kontakti i vazhdueshëm me jashtëqitjet (feçe dhe urina), si dhe nga vetë materiali i përbërjes së pelenës. Prandaj, edhe gabimi më i vogël në kujdesin e lëkurës mund të shkaktojë inflamacion në atë pjesë të lëkurës. Në fakt, nuk ekziston asnjë foshnje apo fëmijë që gjatë kohës së përdorimit të pelenave të mos këtë kaluar të paktën një herë inflamacion (skuqje) të lëkurës, në atë zonë ku vendoset pelena. Ky inflamacion quhet dermatit.
Karakaterizohet me skuqje të lëkurës, dhe nëse nuk e trajtoni siç duhet, mund të arrijë deri në erozion të lëkurës e cila djeg dhe shkakton dhimbje së tepërmi. Ky dëmtim i lëkurës është i ndjeshëm ndaj infeksioneve sekondare apo ndaj baktereve. Është e mundshme shfaqja e infeksionit piogjen në lëkurë, që karakterizohet me puçërra të cilat kanë ngjyrë të kuqe dhe shkaktojnë kruarje, krijojnë kore, dhe kjo gjë mund të shfaqet shpesh tek fëmijët deri në moshën dy vjeçare.
Zakonisht, skuqjet tek fëmijët janë rrallë të rrezikshme, duke përjashtuar rastet kur bëhet fjalë për alergji apo skuqje të lëkurës të shoqëruar me temperaturë të lartë, atëherë kjo është një arsye për ta dërguar fëmijën tek mjeku pediatër.
Rënia e bebes apo e fëmijëve të vegjël nga një lartësi më e madhe se lartësia e krevatit, duhet patjetër të ndiqet me kujdes. Të vjella të cilat nuk ndalojnë, marramendje dhe mosbalancim në ecje, si dhe ndryshimi i vetëdijes, të ndjerit i përgjumur, janë shenja treguese të lëndimit të trurit dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Ecja dhe të folurit tepër ngadalë si dhe rritja tepër e ngadaltë. Disa vonesa të zhvillimit të fëmijës janë thjeshtë rezultat i mënyrës së vetëm nga e cila zhvillohet fëmija juaj, dhe nëse nuk qëndron shumë pas bashkëmoshatarëve të tij, nuk duhet të shikohet si një shkak për tu shqetësuar, pra nuk mund të shikohet si një problem.
Dhimbjet e barkut. Ka disa arsye për shfaqjen e tyre. Zakonisht shfaqen në të njetën periudhë gjatë ditës. Fëmija qan pa ndërprerje dhe nuk pushon madje edhe kur i jepni qumësht. Zakonisht fëmijët kanë gazra të cilat gjatë nxjerres së tyre e lehtësojnë dheimbjen e barkut. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post