Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë “ngrirë” takimet, pas dështimit të djeshëm që të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nuk ka në plan takime mes të dy partive.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e pritur Lëvizjen Vetëvendosje në rast se ata mund t’i bien pishman për kushtet e tyre, në të kundërtën nuk do të ketë takim të radhës.
Ngjashëm është situata edhe tek Lëvizja Vetëvendosje e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka vendosur disa kushte primare për koalicionin me LDK-në.
Ndarja e ministrive dhe marrëveshja për emrin e presidentit janë dy temat që dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kanë arritur të gjejnë formulën e përbashkët.
Megjithatë, gjatë javës pritet që të dy partitë të mbledhin kryesinë për të vendosur hapat e radhës drejt një vendimi të ri për koalicionin e mundshëm LDK-VV./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post