Prezantimi i Mustang Mach-E, nuk mbetet befasia e vetme nga Ford
Të gjithë janë befasuar gjatë muajit të kaluar, kur u prezantua Mustang Mach-E, derisa kësaj makine do t’i shtohet edhe një SUV që mbushet me rrymë.
Investimet e Ford në teknologjinë e baterive për makina janë të vazhdueshme dhe projekti i fundit, është projekti prej gjysmë miliardi dollarësh në Riviani.
Teknologjia e Rivianit, do të shfrytëzohet në një makinë SUV që mbushet me rrymë nga Lincoln, që është nën pronësi të Ford tash e një kohë. Detajet për këtë makinë, nuk janë bërë të ditura, vetëm se dihet që përkohësisht mban kodin U787.
Arkitektura e kësaj veture, përfshinë strukturën e njohur si skatebord, ku në një hapësirë të rrafshët qëndrojnë bateritë, motorët elektrikë, sistemi i pezullimit dhe përbërësit tjerë të nevojshëm.
Në të njëjtën kohë, nuk dihet për madhësinë që do të ketë, vetëm se është bërë e ditur që Lincoln do të sjellë një makinë SUV në vitin 2021 apo një vit më vonë.
Chrysler dhe Mitsubishi janë furnizuar deri tani me pjesë nga Riviani, që kanë dalë të jenë shumë të suksesshme.
Discussion about this post